Pas vrasjes së rëndë në fshatin Runik të Skenderajt ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën tre të tjerë, dy të dyshuarit ende janë në arrati.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni ka thënë se Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës po punojnë intensivisht në zbardhjen e rastit.
Ai tha se prokurorja e rasti e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.
Preteni tha se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Pas orës 01:20 është njoftuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë e cila ka dal në vendngjarje bashkë me policinë. Dy persona të maskuar kanë hyrë në një lokal në fshatin Runik të Skenderajt dhe kanë shtënë me armë. Si pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe tre janë plagosur. Rasti është kualifikuar si vrasje e rëndë nga prokurorja. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në autopsi në IML. Policia bashkë me prokurorinë janë duke ndërmarr veprime intensive hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti”, tha Preteni.
I pyetur se a janë identifikuar të dyshuarit, ai tha: “Kanë qenë të maskuar dhe deri në këtë moment nuk janë identifikuar dhe gjenden ende në arrati. As motivi i vrasjes ende nuk dihet. Jemi duke punuar intensivisht me Policinë e Kosovës”.
Ndryshe, tre personat e plagosur me armë zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Runik të Skenderajt aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK). /Telegrafi/