Dy të arta dhe dy të argjendta është bilanci i medaljeve të fituara nga ekipi i xhudos në Kupën Evropiane, që po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë.
Të artën e fituan Laura Fazliu (-63 kg) dhe Shigeki Nakamura (-73 kg), ndërsa të argjendtën Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-48 kg).
Fazliu mblodhi më së shumti pikë në kategorinë e saj, ndërsa Nakamuras iu deshtë të mposhtë fillimisht sllovenët: Plantak e Kelava, kurse në gjysmëfinale dhe finale mundi serbët: Stanojeviq përkatësisht Rajiçiq.
Për Nakamurën ishte gara e parë ndërkombëtare prej se mori nënshtetësinë e Kosovës.
Për ekipin e xhudos ishte gara e parë ndërkombëtare pas shtatë muajsh pushimi shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19. /Telegrafi/