Telegrafi

Vdekja e kalimtarët që s’e ndihmoi kush: Të arrestuarit thonë se “nuk e kanë ditur se duhet të japin ndihmë”

Dy personat e arrestuar për rastin e vdekjes së një personi në një rrugë në Gjilan, janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë.

Lexo po ashtu “Solidariteti” në Kosovë: I moshuari alivanoset, kush nuk ndalet t’i ofrojë ndihmë (Video)

Të hënën e 10 korrikut është arrestuar personi i parë, F.M. nga Gjilani, i lindur në vitin 1991, që ka qenë shoferi i veturës së katërt e cila parakalon me një kamionetë. Të martën është arrestuar edhe një person tjetër. Ai është vozitësi i kamionetës së parë, ngjyrë të kuqe, që po bartte blloqe.

Lexo po ashtu Ka vdekur i alivanosuri të cilin s’e ndihmoi askush në rrugën Gjilan-Ferizaj

Një kalimtar është intervistuar në cilësinë e dyshimtarit. Dëshmitar është edhe një kalimtar tjetër që shihet në video.

Të arrestuarve të intervistuar në prani të avokatëve, u është caktuara masa e ndalesës prej 48 orëve.

Lexo po ashtu “Solidariteti” në Kosovë: I moshuari alivanoset, kush nuk ndalet t’i ofrojë ndihmë (Video)

“Të dytë kanë pranuar se kanë qenë vozitës të automjeteve dhe kanë deklaruar se nuk e kanë ditur se kanë përgjegjësi për të dhënë ndihmë dhe se kanë qenë me mjete transportuese”, ka thënë prokurori i çështjes në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, Agron Uka.

Sipas Kodit Penal të Kosovës paragrafi 4, mosdhënie e ndihmës është vepër penale. /Insajderi/