Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e Drejtorisë Rajonale Prishtinë, pas një hetimi të zhvilluar, më 16.01.2017 në orën 20:10, ka arrestuar dy persona të dyshuar me dyshimin e bazuar për përfshirje në vepra penale.
Njëri nga të dyshuarit dyshohet për përfshirje në veprën penale ‘trafikim me njerëz’, ndërsa i dyshuari tjetër për veprën penale ‘shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.
Gjatë hetimeve është identifikuar një viktimë e mitur e cila është intervistuar dhe me të është vepruar në bazë të procedurave standarde vepruese.
Personat e arrestuar për dyshim përfshirjeje në veprat penale janë: S. K. 1984 dhe B. A 1966.
Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.