Policia e Kosovës sot rreth orës 02:00, ka pranuar informatën se në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, një person është sulmuar me mjetë të fortë (shufër) dhe të njëjtit më pas i janë grabitur një shumë e parave.
Bëhet fjalë për viktimën: E. M mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar”, thuhet në njoftim.
I dyshuari i parë G.A mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja, dhe i njëjti pas përfundimit të procedurave fillestare policore me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën të ndalimit.
Ndërsa i dyshuari i dytë, A.H mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është arrestuar nga ana e policisë sot rreth orës 09:00, i cili po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në qendrën të ndalimit.
Aktualisht zyrtarët policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që ndaj personave të dyshuar, janë hapur dy raste, tentim vrasje dhe grabitje. /Telegrafi/