Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër pasi për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën “marrje me prostitucion”.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, të martën në 16:40.
Të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan dhe ndaj tyre është shqiptuar dënimi me gjobë. /Telegrafi/