Telegrafi

Dy të arrestuar për kontrabandë me armë

Policia e Kosovës konfirmoi se ka arrestuar katër persona në dy raste të ndara gjatë mbrëmjes së sotme në pikën e kalimit kufitar Kosovë- Shqipëri, në Vërmicë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha për KALLXO.com se në rastin e parë janë arrestuar dy persona për kalim të paautorizuar të kufirit.

Ndërsa në rastin e dytë bëhet fjalë për arrestimin e dy personave tjerë për posedim, shitje dhe transportim të armës ilegale, konfirmoi Kelani