Dy persona të komunitetit ashkalinj janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Plemetin të Obiliqit, pasi kishin sulmuar fizikisht një femër dhe një mashkull të nacionalitetit ashkali.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 15:25. Dy personat e sulmuar kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.