Site icon Telegrafi

Dy të arrestuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim.

Rasti ka ndodhur të enjten në Zabel të Epërm, Komoran.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe lokalet e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të ndryshme materiale në lidhje me përfshirjen e tyre në akte kriminale”, thuhet në raport.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version