Lëvizja Vetëvendosje qendra në Shqipëri, ka njoftuar se policia ka arrestuar dy protestues në protestën e organizuar kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe kundër kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.
Në njoftimin e bërë nga Vetëvendosje thuhet se protesta është mbyllur, dhe se një pjesë e protestuesve është drejtuar te komisariati për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar, transmeton Telegrafi.
Njoftimi i plotë:
“Protesta e organizuar kundër Vuçiqit dhe Dodikut është mbyllur. Një pjesë e protestuesve janë drejtuar te komisariati nr. 2 për të kërkuar lirimin e dy protestuesve të arrestuar sipas informacioneve të raportuara nga mediat. Godian Feraj është njëri prej të arrestuarve, ndërsa i arrestuari i dyte sipas të gjitha informacioneve quhet Ardit, është nga Puka dhe në moshën 25-26 vjeç”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. /Telegrafi/