Site icon Telegrafi

Dy të arrestuar në Prizren, u shkaktuan lëndime trupore dy personave

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të lëndimit trupor që kanë ndodhur dje në qytetin e Prizrenit.

Sipas raportit të policisë janë arrestuar dy persona.

Rastet sipas policisë:

Prizren, 27.09.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, pas një mosmarrëveshje e ka kanosur verbalisht dhe sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pa intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Prizren, 27.09.2021-18:40. Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësorë pasi që i njëjti derisa kanë qenë në një lokal, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë shoqëruar në polici dhe ishin në ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version