Telegrafi

Dy të arrestuar në Pejë, sulmuan policët

Foto: Ilustrim

Janë arrestuar dy të dyshuar në Pejë, pasi të njëjtit gjatë një aksidenti në trafik i kanë kanosur dhe sulmuar dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur të enjten në Pejë, në ora 16:46.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/