Site icon Telegrafi

Dy të arrestuar në Obiliq, dyshohet se vodhën 200 litra derivate

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy person me dyshimin se kanë vjedhur 200 litra derivate.

Rasti ka ndodhur më 22 qershor në Obiliq.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se nga rezervarët e një kamioni me targa vendore kanë vjedhur rreth 200 litra derivate”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version