Telegrafi

Dy të arrestuar në Malishevë, sulmuan fizikisht policin

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar fizikisht një polic.

Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë, të enjten në orën 08:55.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në kryer të detyrës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/