Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi kanë sulmuar fizikisht një polic.
Rasti ka ndodhur të enjten në rrugën “Skënderbeu” në Malishevë, të enjten në orën 08:55.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ishte në kryer të detyrës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, bëhet e ditur në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/