Telegrafi

Dy të arrestuar në Kaçanik për vjedhje të derivateve të naftës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik pasi në veturën e tyre janë gjetur disa bidonë me një sasi të derivateve të naftës rreth 300 litra, të cilat i kishin vjedhur në disa kamion të një kompanie.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 02:25.

Me vendim të prokurorit,  të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/