Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik pasi në veturën e tyre janë gjetur disa bidonë me një sasi të derivateve të naftës rreth 300 litra, të cilat i kishin vjedhur në disa kamion të një kompanie.
Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 02:25.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/