Dy persona janë arrestuar sot në Francë për shkak të dyshimit për planifikimin e sulmeve gjatë zgjedhjeve për president të shtetit, njoftuan mediat franceze.
Policia i ka arrestuar personat në qytetin Marsej, në jug të Francës.
Sipas burimeve policore, dy personat kanë pasur për qëllim të kryejnë sulme terroriste gjatë zgjedhjeve.
Rrethi i parë i zgjedhjeve do të jetë më 23 prill, ndërsa i dyti më 7 maj, njoftojnë mediat.