Dy persona mbrëmjen e së enjtes janë arrestuar në fshatin Cërnicë të Gjilanit me dyshimin se të njëjtit kanë organizuar bixhoz të paligjshëm në lokalin e tyre.
Polica e Kosovës ka njoftuar se në lokalin e tyre janë gjetur 2 aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike, para të gatshme 5 mijë e 115 euro dhe 360 franga zvicerane.
Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar nën dyshimin se kanë kryer veprën e cekur. Gjatë kontrollit në lokalin i cili ishte pronë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy aparate të lojërave të fatit, pajisje kompjuterike si dhe para të gatshme 5,115 €, dhe 360 franga zvicerane. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.