Site icon Telegrafi

Dy tankerë përfshihen nga zjarri në ngushticën e Kerçit në Ukrainë, po transportonin gaz (Video)

Anijet “Kandi dhe “Maestro” që po lundrojnë nën flamurin e Tanzanisë në ngushticën e Kerçit në Ukrainë, janë përfshirë nga zjarri.

Në njërën prej tyre kishte ndodhur një shpërthim, dhe më pas zjarri ishte shpërndarë në anijen tjetër, transmeton Telegrafi.

“Besohet se në njërën nga anijet ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, dhe më pas zjarri është përhapur tek tjetra. Aktualisht ekipet e shpëtimit janë duke kryer punën e tyre”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga organet kompetente.

Raportohet se në anijen “Kandi” në ato momente ishin 17 persona, kurse në “Maestro”, 14 të cilët kryesisht ishin nga India dhe Turqia.

Anijet transportuese (tanker) ishin të mbushura me gaz, dhe në momentin kur ndodhi shpërthimi zjarri, është vërejtur nga distanca shumë të larta. /Telegrafi/

Exit mobile version