Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e thellë 4-1 të Chicago Fire ndaj Inter Miamit të Lionel Messit.
Super ylli shqiptar realizoi dy gola ndaj ekipit të argjentinasit, me këtë të fundit që vazhdon të mungojë shkaku i lëndimit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në të dytën u shënuan plotë pesë.
Llogarinë e golave e hapi pikërisht Shaqiri, që realizoi në minutën e 49-të për 1-0.
Inter Miami i barazoi shifrat në 1-1 nëpërmjet penalltisë së ekzekutuar nga Josef Martinez (53’).
Maren Haile-Selassie realizoi dy gola të shpejtë për Chicagon (62’, 66’), duke e çuar rezultatin në 3-1.
Xherdani i dha goditjen e fundit Inter Miamit, duke kompletuar dygolëshin e tij në minutën e 73-të për 4-1.
Chicago Fire është në vendin e tetë me 40 pikë, ndërsa Inter Miami është në të parafundit me 33 sosh, ndërsa Shaqiri ka pesë gola dhe pesë asistime. /Telegrafi/
🚨🚨| Goal: Xherdan Shaqiri makes it 4 for Chicago Fire
Chicago Fire 4-1 Inter Miami#CHIvMIA pic.twitter.com/Tdwj8NyISU
— Goalazo.9 (@Goalazo9) October 5, 2023
SHAQIRI 🎶 SHAQIRI 🎶
What a sequence from the @ChicagoFire to set up the opening goal against Inter Miami. pic.twitter.com/Snix7YI1CK
— Major League Soccer (@MLS) October 5, 2023