Paulo Dybala dhe Alvaro Morata i kanë thënë lamtumirë Cristiano Ronaldos pasi ai u largua nga Juventusi për në Manchester United.
Sulmuesi zbraz dollapin e tij dhe u largua nga Torino me një avion privat këtë pasdite, ku më vonë u bë e ditur që do të bashkohet me Manchester United pas një ekzaminimeve mjekësore.
“Ishte kënaqësi të jesh në gjendje të mësosh, të rritesh dhe të luash pranë teje”.
Fue un placer poder aprender, crecer y jugar a tu lado. Hoy empieza una etapa nueva en tu carrera y te deseamos todo lo mejor! Hasta pronto @Cristiano pic.twitter.com/0hgNWMV8EI
— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) August 27, 2021
“Sot fillon një fazë e re në karrierën tuaj dhe të urojmë gjithë të mirat! Shihemi së shpejti, Cristiano”, ka shkruar Dybala në Twitter.
Reprezentuesi spanjoll Morata shkoi në Instagram, duke e falënderuar Ronaldon dhe familjen e tij për momentet e bukura së bashku.
“Ishte kënaqësi të kthehesha dhe të ndaja një dhomë zhveshjeje dhe momente të mrekullueshme me ty, mik”.
“Faleminderit ty dhe familjes tuaj për mënyrën se si i keni trajtuar gjithmonë të afërmit e mi. Ju urojmë fat në këtë aventurë të re”, ka shkruar Morata.
Edhe Juan Cuadrado i cili ia dha numrin 7 kur Ronaldo erdhi në Juve, ka pasur vetëm fjalë të mira pas largimit të CR7. /Telegrafi/