Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndryshe të sulmit seksual.
Njëri sulm seksual është në Lipjan, kurse tjetri në Skenderaj.
Sipas raportit të policisë, nuk ka persona që janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë
Lipjan 27.02.2021-13:15 – Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer dhe më pas kishte kuptuar se ishte martuar me të dyshuarin e mitur mashkull kosovar. Të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit QPS-së .Në konsultim me prokurorin për të mitur viktimën e ka marrë familja e saj, kurse i dyshuari është liruar. Rasti shkon në procedurë të rregullt.
Skenderaj 27.02.2021 16:40 – Raportohet se tri viktima femra kosovare janë ngacmuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull kosovar dhe i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti mbetet nën hetime. /Telegrafi/