Site icon Telegrafi

Dy sulme me dron në Rusi: Në shënjestër një depo dhe një rafineri nafte

Autoritetet ruse njoftuan se gjatë natës u krye një sulm me dron në një depo nafte në rajonin e Rostovit.

Guvernatori i rajonit të Rostovit, Vasily Golubyev, deklaroi se nuk ka pasur viktima në sulmin me dron në fabrikën e derivateve të naftës ndërsa zjarri është shuar.

Ai sqaroi se droni ka shpërthyer pasi ka rënë në strukturën e një mbikalimi, i cili në ndërtim e sipër.

Lexo po ashtu Trump: Do t’i jap fund luftës në Ukrainë brenda një dite nëse rizgjidhem president i SHBA-së

“Zjarrfikësit nuk kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, zjarri është larguar nga shërbimet e kompanisë. Nuk ka viktima e as të lënduar, dëmet në struktura janë të vogla”, ka shkruar Golubyev në Telegram.

Gjithashtu në rafinerinë e naftës Ilski në rajonin e Krasnodarit, rezervuarët me derivate të naftës morën flakë.

Ndryshe, nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan dy zjarret ndërsa hetimet kanë filluar. /Telegrafi/

Exit mobile version