Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Serge Aurier mund të largohet nga kryeqyteti francez.
Pas shumë problemeve në ‘Parc De Princes’, Aurier duket se ka vendosur të largohet nga gjiganti francez.
E ardhmja e tij pritet të jetë në elitën e futbollit të Anglisë.
Për shërbimet e tij interesim kanë shprehur dy skuadrat e mëdha angleze, Arsenal dhe Manchester United.
23-vjeçari mund ta braktisë PSG-në në rast se vije një ofertë prej 30 milionë eurove. /Telegrafi/