Telegrafi

Dy skuadra turke e duan Hoxhën

Alban Hoxha me gjasa sezonin e ardhshëm do të luajë në një kampionat të huaj, kjo një dëshirë e madhe e kapitenit të Partizanit.

Së fundmi është raportuar në mediat italiane se atë mund ta transferojë skuadra e SPAL për shumën e 200 mijë euro, por deri më tani nuk ka asnjë zhvillim.

Së fundmi emri i tij i është sugjeruar dy klubeve turke shkruan “Sport Ekspres” dhe bëhet fjalë për Antaliasporin dhe Gaziantepsorin.

“Sirenat” turke për portierin e Kombëtares janë të hershme, por problem është fakti se 29-vjeçari ka edhe një vit kontratë dhe klubet mund të stepen për ta blerë, duke tentuar të presin verën e ardhshme për ta marrë falas.