Telegrafi

Dy skuadra italiane pas Babas

Abdul Rahman Baba pritet të largohet nga Chelsea vetëm një vit pasi iu bashkua skuadrës londineze.

Mbrojtësi ganez nuk ka arritur t’i tregojë aftësitë e tij në Londër dhe kështu ai pritet të largohet nga Londra.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në Serie A italiane, ku dy skuadrat nga kryeqyteti italian, Roma dhe Lazio janë duke e kërkuar atë.

22-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020 me Chelsean e cila e bleu nga Augsburg për 23 milionë euro.

Mirëpo të kaltërtit nga ‘Stmaford Bridge’, janë të gatshëm ta shesin afrikanin për një çmim rreth 15 milionë euro.

Baba edhe vitin e kaluar ka qenë një objektiv i Romës, por në fund ‘Giallorosët’, vendosën për Lucas Digne. /Telegrafi/