Telegrafi

Dy skuadra evropiane e duan Latifin

Debutimi në Kombëtaren A kundër Italisë

Liridon Latifi pritet të largohet nga Skënderbeu gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi kosovar ka shkëlqyer edicionin e fundit me fanellën e Skënderbeut dhe ka marrë ftesë nga Kombëtarja A e Shqipërisë.

Kësisoj ai është vënë në ndjekje nga dy skuadra evropiane për ta transferuar atë.

Fjala është për klubin rus Rostov që e ka kërkuar edhe më parë prishtinasin.

Por së fundmi në garë për lojtarin është futur edhe skuadra kroate, Osijek ku ditë më parë transferuan Eros Grezden.

Gjithsesi Skënderbeu ka filluar bisedimet me dy klubet për një transferim të mundshëm.

Ish-kampionët e Shqipërisë kërkojnë së paku 800 mijë euro për ta lënë të lirë yllin e tyre. /Telegrafi/