Telegrafi

Dy sirianë vjedhin një telefon mobil në Prishtinë, arrestohen nga policia

Foto: Ilustrim

Dy shtetas sirian janë arrestuar pasi kishin vjedhur një telefon mobil një femrës.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 15:45 në rrugën “Zenel Salihu”, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas sirian, pasi që të njëjti i kishin vjedhur një telefon mobil viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/