Në Maqedoni më herët ka pasur stagnim të zhvillimit të ideve që pastaj të punojnë si start-up ose si kompani serioze që do të punësojnë të rinj dhe do të zhvillojnë ide në të ardhmen.
Lista prestigjioze e njerëzve të suksesshëm nga ‘Forbes’ ka nxjerrë rezultate të mira për Ballkanin dhe për Maqedoninë në veçanti.
Nëntë sipërmarës të rinj kanë prejardhjen nga Ballkani, ndërsa dy prej tyre janë nga Maqedonia.
Në listën e sipërmarrësve nga Ballkani figurojnë edhe Nina Angelovska nga Grouper.mk dhe Zharko Dimitroski nga ”Eden na Eden”.
Grouper ka zhvilluar shitjen online dhe për momentin ka 170.000 përdorues të regjistruar.
”Eden na Eden” është kompani marketingu për zhvillim të fushatave reklamuese për kompani të vendit dhe të jashtme.
Nga Kosova në këtë listë janë: Blerta Thaçi, Dafina Olluri dhe Blina Meta Shala. /Telegrafi/