Shpeshherë femrat etiketohen si “gjinia e komplikuar”, por kjo ndoshta është e vërtetë vetëm kur është fjala për sistemin riprodhues
Femrat vazhdimisht i balancojnë hormonet delikate për ta arritur harmoninë, dhe shpeshherë ky ekuilibër del jashtë funksionit, transmeton Telegrafi.
Është tejet e rëndësishme të dini kur këto ndryshime janë normale, e kur janë më serioze.
Prandaj, duke marrë parasysh këto, doktorët tregojnë për disa simptoma të caktuara të cilat thonë se asnjë grua nuk duhet t’i injorojë:
Gunga në gjinj
Është e vështirë të dihet se çfarë ato gunga janë, por 10 për qind e grave të cilat kanë gunga në gji, do të kenë kancer. Por, duhet ta keni parasysh se gungat nuk janë e vetmja e shenjë e kancerit të gjirit, prandaj duhet të kontrolloheni te ekspertët për më shumë informata.
Gjakderdhja anormale
Ka shumë faktorë që ndikojnë në menstruacione, duke përfshirë humbjen e peshës, ushtrimet fizike dhe stresin.
Shpeshherë menstruacionet e rregullojnë vetveten dhe nuk ka nevojë për ndonjë tretman.
Sidoqoftë, nëse menstruacionet tuaja vazhdojnë të jenë jo të rregullta, të zgjasin më shumë sesa normalja, dhe keni gjakderdhje anormale, atëherë duhet ta diskutoni këtë me doktorin.
Veç kësaj, nëse jeni duke pasur gjakderdhje pas seksit, keni parasysh se kjo mund të jetë shenjë e ndonjë sëmundje të transmetueshme seksualisht. /Telegrafi/