Dy persona (shtetas të huaj) janë arrestuar pasi kanë vjedhur disa para nga një person tjetër (shtetas i huaj).
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 02:30 në fshatin Vranidoll të Prishtinës.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të huaj , pasi që të njëjtit nga viktima mashkull shtetas i huaj kanë vjedhur një shumë parash”, thuhet në raport.
Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/