Site icon Telegrafi

Dy shtetas të huaj u ofruan mito zyrtarëve policor në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhënies së mitos që ka ndodhur në magjistralen Prishtine-Ferizaj.

“Raportohet se dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të huaj u kanë ofruar zyrtarëve policor para si mito”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version