Site icon Telegrafi

Dy shqiptaret e famshme Rita Ora dhe Ava Max performuan në amFAR – fondacionin humanitar për hulumtimet e AIDS

Rita Ora dhe Ava Max në amFAR 2021 (Foto: Rita Ora/Ava Max/Instagram)

Është mbajtur në formë virtuale sivjet mbrëm,ja humanitare nga amfAR, që grumbullon fonde për të ndihmuar hulumtimet shkencore mbi sëmundjen e pashërueshme, AIDS.

Që nga viti 1983, amfAR ka mbledhur më shumë se 810 milionë dollarë për hulumtimet rreth kësaj sëmundje, teksa së fundmi ka ndihmuar edhe në hulumtimet për virusin COVID-19, thonë statistikat e fondacionit.

Të ftuara speciale në gala mbrëmjen e madhe këtë vit, kanë qenë dy shqiptare me famë botërore.

Lexo po ashtu "Rita Ora më bëri të varur nga seksi",  James Arthur pendohet për deklaratat ndaj këngëtares shqiptare

Bëhet fjalë për artistes Rita Ora dhe Ava Max, të cilat në formën virtuale kanë performuar për mbrëmjen e amfAR.

Rita Ora dhe Ava Max në amFAR 2021 (Foto: Rita Ora/Ava Max/Instagram)

Rita interpretoi live ‘cover’-in e këngës së famshme “Change the world” të Eric Clapton. Ndërsa Ava Max këndoi hitin e saj “Kings and Queens”, në ceremoninë 32-minutëshe.

Rita dukej shumë atraktive me kaçurrela, një fustan të zi dhe një xhup xhins, që e bënte të dukej atë mjaft tërheqëse.

Rita Ora në amFAR 2021 (Foto: Rita Ora/Instagram)

Ndërkohë, artistja me prejardhje nga Shqipëria kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të gjelbër dhe shumë elegant, duke marrë kështu një pamje tejet glamuroze.

Ava Max në amFAR 2021 (Foto: Ava Max/Instagram)

Prezantimet e çmuara dhe statistikat dhe arritjet e amfAR-it u prezantuan së bashku me citime nga yje të famshëm duke përfshirë: Lee Daniels, Morgan Freeman, Catherine O’Hara, Billy Porter, Heidi Klum, Diplo, Boy George, Chelsea Handler, Nathan Lane, Emily Hampshire, Kenny Ortega, Iman , Cheyenne Jackson dhe Jonathan Pryce.

Magic Johnson, një nga të famshmit e parë amerikanë që doli në publik me një diagnozë HIV, gjithashtu I bëri dedikime Faucitt, i cili punoi në çështjen historike të Johnson 30 vjet më pare. /Telegrafi/

Ava Max në amFAR 2021 (Foto: Ava Max/Instagram)
Exit mobile version