Site icon Telegrafi

Dy shqiptarë dënohen me burgim të përjetshëm në Turqi

Dy shqiptarë dhe një shtetas me orgjinë kineze u dënuan me burgim të përjetshëm nga një gjykatë turke.

Ata akuzohet për një sulm terrorist në qytetin Nigde të Turqisë në mars të vitit 2014, ku u vranë dy pjesëtarë të forcave turke të sigurisë, një civil, ndërsa u plagosën tetë të tjerë.

Shqiptarët e dënuar janë Muhamed Zakiri nga Maqedonia dhe Cendirim Ramadani, me shtetësi zvicerane, ndërsa kinezi Banjamin Xu, është me shtetësi gjermane.

Ata ndodhen në një burg në Ankara, ndërsa dënimet e tyre u shqiptuan nga një gjykatë penale në qytetin Nigde, ku edhe ndodhi sulmi. Të tre personat janë pjesë e organizatës terroriste, i ashtuquajtur Shteti Islamik.

Exit mobile version