Site icon Telegrafi

Dy serbë grabisin para me forcë, arrestohen

Policia ka arrestuar dy të dyshuar serbë në fshatin Jarinje e Ultë.

Sipas Policisë të njëjtit dyshohet se duke hapur me forcë derën kanë hyrë në shtëpinë e viktimës femër dhe duke e sulmuar fizikisht viktimën i kanë grabitur 250 euro para të gatshme dhe 20 mijë  dinarë.

Viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit në lidhje me rastin janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version