Dy oficerë burgu, përgjegjës për mbrojtjen e financierit të ndjerë amerikan, i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, u akuzuan për falsifikim të regjistrave, natën kur ai vdiq.
Sipas avokatit amerikan për rajonin jugor të Nju Jorkut, oficerët Tova Noel dhe Michael Thomas, nuk kontrolluan Epsteinin çdo gjysmë ore dhe falsifikuan regjistrat për të mbuluar pakujdesinë e tyre.
“Siç pretendohet, të pandehurit kishin për detyrë sigurimin e të burgosurve federalë nën kujdesin e tyre, në Qendrën Metropolitane të Rehabilitimit”, deklaroi avokati i SHBA-së, Geoffrey Berman, transmton ATSH.
“Përkundrazi, ata në mënyrë të përsëritur dështuan të kryejnë kontrolle mbi të burgosurit dhe gënjyen zyrtarisht për të fshehur shkeljen e detyrës”, shtoi ai.
Sipas zyrës së avokatit, të dy oficerët u dorëzuan sot në mëngjes.