Telegrafi

Dy raste të sulmit ndaj personave zyrtarë brenda 24 orëve

Foto: Ilustrim/Arkiv

Policia e Kosovës njofton se brenda 24 orëve kanë ndodhur dy raste të sulmit ndaj personave zyrtar.

Sipas raportit policor dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

“Zona neutrale Kosovë-Serbi 07.11.2019 – 12:30. Dy persona kanë raportuar për tri objekte me veprimtari të kazinosë dhe të njëjtit janë sulmuar nga tre meshkuj të panjohur. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas policisë edhe në Ferizaj 07.11.2019 – 00:30, janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht në vendin e punës viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/