Dy raste të sulmeve seksuale raportohet se kanë ndodhur brenda një dite në Kosovë.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, ku një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar seksualisht një fëmijë.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku është arrestuar një burrë pasi i njëjti me dëshirë thuhet se e ka marrë një të mitur dhe e ka dërguar në shtëpinë e tij.
Raporti i policisë:
SULM SEKSUAL
Prishtinë, 27.07.2022-17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.
SULM SEKSUAL
Mitrovicë, 27.07.2022-01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti, me dëshirë ka marr viktimën femër kosovar(të mitur) dhe ka dërguar në shtëpinë tij. Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/