Sipas raportit 24 orësh të policisë, dy femra punëtore në një market në Prishtinë kanë qenë objekt i ngacmimeve të përsëritura nga tre meshkuj të dyshuar.
Policia ka intervenuar pas ankesave dhe ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.
Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që i arrestuari të dërgohet në mbajtje për të vazhduar hetimet.
Autoritetet po punojnë për të identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit e tjerë. /Telegrafi