Me dy projekte të reja Ministrai për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujëvrave paralajmëron zhvillimin e bujqësisë në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti i parë ka të bëjë me rajonizimin e prodhimit bujqësor sipas kushteve tokësore-klimatike në Maqedoni.
‘Bazë për rajonizim do të jetë sistemi informativ për tokën e RM-së, sistem i cili do të sigurojë informata për përbërjen dhe strukturën e tokës. Në të do të shtohen kushtet klimatike, karakteristikat agrobiologjike të kulturave dhe llojeve, nevojat për masa egroteknike dhe të tjera, me qëllim që të krijohet një pasqyrë e plotë e bazuar në analiza shkencore bashkëkohore. Të dhënat e fituara nga këto analiza do të përdoren për të krijuar lista të kulturave dhe llojeve të rekomanduara me qëllim të arritjes së rezultateve më fitimprurëse nga mbljelljet’, tha ministri Nikollovski.
Projekti i dytë është në lidhje me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike në bujqësi.
‘Nëpërmjet të këtij projekti u pajisëm me stacione bashkëkohore agrometeorologjike të cilët në ditët e ardhshme do të instalohen në tre lokacione të ndryshme: Gradsko, Koçan dhe Strumicë, sepse aty prodhohen kulturat strategjike bujqësore dhe është shumë e rëndësishme ndjekja e rregullt kushteve të motit’, përfundoi Nikollovski./Telegrafi/