Telegrafi

Dy projekte nga këngëtarë të ndryshëm me të njëjtin titull në të njëjtën ditë! (Video)

Koicidenca bie shpesh në sy te figurat publike, e veçanërisht tek artistët.

Këta të fundit synojnë gjithnjë që të jenë unikë në atë çfarë e bëjnë, por mund të ndodh që projektet e tyre të ngjasojnë me atë të një kolegu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E një gjë e tillë u ka ndodhur së fundmi reperëve Gent Fatali dhe Elinel, të cilët kanë sjellë të dy këngët e tyre më reja, të cilat rastësisht mbajnë të njëjtin titull.

“Sa jena t’ri” mbajnë titullin dy këngët më të reja të estradës, të cilat u lansuan sot në YouTube edhe me klipe.

Mirëpo për publikimin e të dyjave brenda një dite, duket të ketë pasur dakortësi mes artistëve, pasi një gjë të tillë e kanë treguar vet ata.

Ka qenë Genti, ai i cili përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, ka treguar se datën e publikimit e kanë vendosur të përbashkët, vetëm që të tjerët më pas të mos akuzojnë artistët për plagjiatura ndaj njëri-tjetrit.

“Kemi vendos me i publiku këngët në të njëjtën kohë unë dhe Elinel, me të njëjtin titull “Sa jena t’ri”, për me i shmang thashethemet “jo e ka vjedhur ky prej këtij, jo e ka vjedhur ky prej atij”, po du me thënë që është rastësi edhe s’është çudi me u ndi njëjtë tu e pas parasysh që dyt jena t’ri. Kurgjo tjetër pos respektit nuk gëzojmë për njëri-tjetrin”, ka qenë mesazhi që Genta Fatali ka publikuar në Instagram.

I njëjti mesazh është shpërndarë më pas në Instagram edhe nga reperi Elinel. /Telegrafi/