Site icon Telegrafi

Dy problemet që Pochettino dhe Boehly duhet t’i zgjidhin te Chelsea

Chelsea ka ndarë rrugët me N’Golo Kanten, Edou Mendy, Mateo Kovacic, Kalidou Koulibaly dhe Kai Havertz . Blutë pritet të ndahen edhe me Mason Mount, Romelu Lukaku dhe Cesar Azpilicueta në ditët e ardhshme.

Lojtarë si Pierre-Emerick Aubameyang, Christian Pulisic, Callum Hudson-Odoi dhe Hakim Ziyech gjithashtu pritet të largohen gjatë verës.

Pra, ja se si do të dukej skuadra e Chelseat pa lojtarët që priten të largohen – dhe dy çështje të mëdha me thellësinë e skuadrës në Stamford Bridge.

Siç mund ta shihni, Chelsea është mjaft mirë i pajisur në pjesën e pasme, me shumë opsione në mbrojtje. Më tej në fushë, është shumë më e ndërlikuar.

Së pari, blutë nuk kanë një mbështetje të duhur ndaj Mudryk në krahun e majtë. Nkunku dhe Jackson mund të luajnë atje, por ata janë të nevojshëm në pozicione të tjera, ndërsa ukrainasi mund të mos jetë ende mjaft i besueshëm për të qenë titullar.

Lexo po ashtu Si e ndihmoi Sadio Mane, Chelsean në transferimin e Nicolas Jackson

Së dyti, thjesht nuk ka lojtarë të mjaftueshëm në mesfushë me Conor Gallagher jobindës si titullar përkrah Enzo Fernandez.

Për fat të mirë, Chelsea po trajton problemin e mesfushës, me thashethemet që lidhin blutë me lëvizje për Mosie Caicedo, Romeo Lavia dhe Veiga. Në të njëjtën kohë, nuk ka pasur zëra për interesimin e skuadrës londineze për një anësor të majtë, gjë që shtron pyetjen: a duhet të mendojë Mauricio Pochettino të mbajë Pulisicin apo Hudson-Odoi? /Telegrafi/

Exit mobile version