Ballkani ka filluar përgatitjet për rrethin e parë kualifikues në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por ka disa lojtarët që nuk po stërviten me ekipin.
Kampioni i elitës së futbollit kosovar tashmë ka mësuar edhe emrin e kundërshtarit, ku do të përballet me ekipin nga Andorra, UE Santa Coloma.
Pjesa më e madhe e lojtarëve kanë filluar përgatitjet për këtë takim, por aty është parë edhe mungesa e dyshes, Lumbardh Dellova dhe Qendrim Zyba.
Dy lojtarët kanë oferta për të luajtur jashtë vendit dhe nuk po stërviten aktualisht me Ballkanit shkaku që nuk duan të rrezikojnë me ndonjë lëndim.
25-vjeçari ka marrë oferta nga Rumania, Hungaria, Polonia dhe Ukraina, por deri më tani këto oferta janë refuzuar.
Telegrafi merr vesh edhe emrat e katër skuadrave që kanë bërë oferta për Dellovën dhe ato janë CFR Cluj (Rumani), Debreceni (Hungari), Craiova (Poloni) dhe Oleksandriya (Ukrainë).
Të gjitha këtë oferta janë refuzuar, pasi Dellova synon që të luajë për ndonjë klub më të mirë se katër të lartpërmendurit.
Në anën tjetër, Zyba është rikthyer te Ballkani, pas huazimit gjashtë mujor te Legia – por që ka po ashtu oferta nga klubet evropiane dhe synon të vazhdojë karrierën larg vendit. /Telegrafi/