Site icon Telegrafi

Dy pjesëtarë të FSK-së tregojnë sukses në një prej ushtrimeve më sfiduese në Britani

Dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë në mesin e ushtarëve britanikë në “Light Close Reconnaissance Commanders Course”, të cilët janë duke i përsosur aftësitë e tyre të shenjëtarisë në Brecon përpara se të zbarkojnë̈ në stërvitjen e tyre përfundimtare.

Kursi tetë javësh mbahet në divizionin e zbulimit dhe taktikave të blinduara në Warminster.

Kursi është sfidues dhe brenda tri javëve të fundit që zhvillohet në Brecon, ushtarët do të mbarojnë̈ atë vetëm pasi të kenë përfunduar stërvitjen përfundimtare 10-ditore, ka njoftuar faqja e ushtrisë britanike.

Ushtarët do të kualifikohen për të komanduar një Patrullë ose Togë te Zbulimit brenda njësisë̈ së tyre, nëse tregohen të suksesshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version