Site icon Telegrafi

Dy personave, pronar të një auto-salloni u merret vetura, Policia ndalon të dyshuarit

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës bën të ditur se dy ankuesit meshkuj kosovarë (pronar të një auto-salloni) kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, u kanë marr veturën e tyre.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hajredin Bajrami” në Lipjan të premten në ora 16:37.

“Armëmbajtje pa leje, kanosje dhe vetëgjyqësi. Dy ankuesit meshkuj kosovarë (pronar të një auto-salloni ) kanë raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovarë, u kanë marr veturën e tyre. Policia ka arritur të ndalojë të dyshuarit dhe gjatë kontrollit te të njëjtit u është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e gjatë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version