Dy persona në Prishtinë janë raportuar se kanë dalë nga shtëpitë e tyre dhe nuk janë kthyer më.
Rasti i parë është raportuar të enjten rreth orës 09:30, ku një femër ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Tutje në raport, bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Prishtinë 04.05.2023 – 09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raport.
Po ashtu edhe në rastin e dytë është raportuar se një person është zhdukur të mërkurën dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
“Prishtinë 03.05.2023 – 09:30. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet tutje në raport. /Telegrafi/