Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me rastin e së hënës ku dy meshkuj janë goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur të hënën në Prishtinë, në ora 03:53.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor pasi që, të njëjtit derisa kanë qenë ne këmbë janë goditur nga një veturë e cila është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin policor.
Rasti është në procedurë hetimore. /Telegrafi/