Telegrafi

Dy persona theren me thikë në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Dy persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me disa persona të tjerë janë goditur me mjetë të mprehtë (thikë).

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30 në fshatin Jabllanicë, Gjakovë.

Siç thuhet në raport, viktimat kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se kanë pasur një mosmarrëveshje me disa persona dhe nga të njëjtit janë goditur me thikë ku dhe kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Viktimat gjenden në QKUK për tretman mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/