Telegrafi

Dy persona tentuan të vjedhin në një market në Prishtinë, njërit ia gjetën në dorë 26 pako me fëstëk

Foto: Arkiv

Dy persona janë arrestuar pasi në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në një market.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:50 në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114 euro.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit në bashkëveprim kanë tentuar të kryejnë vjedhje në  market, njërit prej tyre i janë gjetur në dorë 26 pako me fëstëk në vlerë rreth 114 euro”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar. /Telegrafi/